Tensione në Detin e Zi, NATO dhe Rusia kryejnë manovra ushtarake

Tensione në Detin e Zi, NATO dhe Rusia kryejnë manovra ushtarake

22:52, 29/06/2021

Aleanca veri-atlantike ka nisur një stërvitje ushtarake në Detin e Zi.

“Sea Breeze 2021”, që filloi të hënën, do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë rreth 5,000 personel ushtarak nga vendet anëtare të NATO’s dhe aleatët e tjerë.

Në stërvitje marrin pjesë marina amerikane me 30 anije luftarake dhe 40 avionë, përfshirë shkatërruesin e raketave USS Ross.

Ukraina është një aleate e NATO’s, por jo anëtare dhe merr pjesë në këtë stërvitje.

Komandanti i marinës ukrainase tha gjatë ceremonisë hapëse në qytetin e Odesës se stërvitjet do të dërgojnë një “mesazh të fuqishëm për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon”.

Aksidentet e shtuara rrugore, psikologët e sociologët propozojnë ashpërsim të masave ndëshkuese dhe test inteligjence

Ndërkaq, Rusia thuhet se ka testuar gatishmërinë e sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore në Krime.

Ajo ka dislokuar rreth 20 aeroplanë luftarakë dhe helikopterë, përfshirë bombarduesit Su-24, si dhe sistemet e raketave tokë-ajër S-400 për prova ushtarake njofton flota Ruse në Detin e Zi.

Sipas analistëve të fushës kjo është një shfaqje e dukshme e forcës ndërsa Ukraina dhe vendet e NATO-s po kryejnë stërvitjen tjetër ushtarake në Detin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco