Ngjarje e rëndë në angli, 2-vjeçarja ndërron jetë pasi gëlltiti baterinë

Ngjarje e rëndë në angli, 2-vjeçarja ndërron jetë pasi gëlltiti baterinë

12:35, 29/06/2021

Një grua në Angli, u ka bërë thirrje gjithë nënave që të jenë të kujdesshëm me fëmijët, pas tronditjes së madhe që ajo pësoi me humbjen e vajzës së saj 2 vjeçare. Vogëlushja e saj gëlltiti aksidentalisht baterinë e pultit të televizorit de ndërroi jetë.

Harpe-Lee Fanthorpe, nga Stroke-on-Trent, vdiq në 23 maj, disa orë pasi gëlltiti baterinë, për shkak të acidit që ka bateria.

Nëna e 2 vjeçares tha se nuk e kuptonte që vajza e saj kishte gëlltitur baterinë derisa gjeti telekomandën me një bateri që mungonte në dhomën e saj të gjumit.

Ajo kujtoi fjalët e fundit të vajzës së saj: Mami kam nevojë për ty. Nëna tha se humbja e vajzës së saj kishte lënë një ‘boshllëk të madh’ në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco