Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, nga një stuhi e tmerrshme.
Gjatë fundjavës temperaturat shkuan në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi. Në rrugën Pravda u shemb çatia e një pallati, ndërsa kamerat e kanë filmuar këtë moment.
Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.
Sipas mediave ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.
© SYRI.net