VIDEO/ Stuhi në Moskë, shihni si fluturojnë çatitë e banesave

VIDEO/ Stuhi në Moskë, shihni si fluturojnë çatitë e banesave

09:20, 29/06/2021

Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, nga një stuhi e tmerrshme.

Gjatë fundjavës temperaturat shkuan në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi. Në rrugën Pravda u shemb çatia e një pallati, ndërsa kamerat e kanë filmuar këtë moment.

Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.

Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi një nënstacion në qytetin Shelkovo në lindje të Moskës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një aksident.

Pamje të tjera gjithashtu regjistruan momentin kur një erë e fortë rrëzoi një vinç ndërtimi. Disa prej ndërtesave mbetën pa çati.

Sipas mediave ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco