Shembja e ndërtesës në Miami, shkon në 9 numri i të vdekurve

Shembja e ndërtesës në Miami, shkon në 9 numri i të vdekurve

18:14, 28/06/2021

Familjet e zemëruara përballen me një pritje të hidhur për informacione në lidhje me të dashurit e tyre pas shembjes së ndërtesës në Miami të enjten e kaluar.

Nëntë njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe 152 njerëz janë ende të zhdukur. Të dielën, një numër i të afërmve u paraqitën, disa bërtisnin emrat e anëtarëve të familjes së tyre të humbur me shpresën për të marrë një përgjigje, raporton BBC.

Të zhdukurit përfshijnë një gjyshe të përkushtuar, një mësuese të dashur dhe motrën e zonjës së parë të Paraguait.

Kërkimi për të mbijetuarit ka qenë i ngadaltë në kompleksin e apartamenteve Champlain Touer, ndërsa ekipet e shpëtimit rendin nëpër rrënoja në nxehtësi dhe lagështirë të lartë. Familjarët u bënë thirrje autoriteteve të bëjnë më shumë gjatë një takimi gjatë fundjavës.

"Nuk mjafton aq sa keni bërë. Imagjinoni nëse fëmijët tuaj do të ishin atje," u tha një nënë zyrtarëve.

Janë publikuar nga mediat amerikane edhe disa foto të personave, që kanë ndërruar jetë në këtë ngjarje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco