‘Vajzën nuk ke për ta parë më’/ Gjykata i heq Babis prindërimin e Lidias

‘Vajzën nuk ke për ta parë më’/ Gjykata i heq Babis prindërimin e Lidias

16:55, 28/06/2021

Prindërve të Caroline Crouch iu dha kujdestaria e plotë e vajzës një vjeçare të ciftit, Lydia, të cilën bashkëshorti i saj është ndaluar ta takojë.
E ëma e 20 vjeçares kishte këmbëngulur që vogëlushja t`i lihej asaj duke thënë se nuk do që ajo të njihet si “vajza e një vrasësi”.

Babis Anagnostopoulos, që e mbyti të shoqen përpara syve të së bijës, kishte dalë me pretendimin befasues që të vazhdonte ta rriste atë nga burgu.
Një gjykatë greke megjithatë vendosi t`ia heqe çdo të drejtë prindërore duke ia kaluar ekskluzivisht kujdestarinë familjes së traumatizuar të Caroline.

Susan dhe David Crouch thonë se vajza do të jetë shumë më mirë me ta sesa në shtëpinë e një “vrasësi”.
Ajo do të rritet në ishullin e Alonissos, ku kaloi fëmijërinë e saj dhe e ëma, dhe do të rrethohet nga dashuria e të afërmve dhe njerëzve të zonës, u shpreh Susan.

Prindërit e Anagnostopoulos ndërkohë nëse do të duan ta takojnë fëmijën, duhet ta bëjnë këtë në Alonissos dhe asnjëherë vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco