Suedi, kryeministri Lofven jep dorëheqjen

Suedi, kryeministri Lofven jep dorëheqjen

16:53, 28/06/2021

Kryeministri suedez Stefan Lofven njoftoi sot dorëheqjen, një javë pasi humbi një votë mosbesimi në parlament.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven humbi një votë mosbesimi të qeverisë së tij, me 181 deputetë që votuan kundër në parlamentin me 349 vende.

Votimi erdhi pasi një parti e krahut të majtë tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë e pakicës Lofven për shkak të një përplasjeje mbi propozimet e reformës suedeze të qirasë.

Ishte hera e parë që një kryeministër suedez kishte humbur një votim të tillë mosbesimi.

Lofven, një social demokrat, tha në një konferencë shtypi se ai kishte vendosur të mos thërriste zgjedhje të reja nën dritën e pandemisë së koronavirusit.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të planifikuara janë në shtator 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco