Blinken me koalicion kundër ISIS-it

Blinken me koalicion kundër ISIS-it

14:37, 28/06/2021

Anthony Blinken, tha të hënën se 10 mijë luftëtarë të grupit militant ISIS mbeten ende në qendrat e paraburgimit të Forcave Demokratike Siriane, ndërsa nënvizoi se situate është e paqëndrueshme.

Sekretari amerikan i shtetit, tha se SHBA-ja do vazhdojë të nxisë vendet që të riatdhesojnë, rehabilitojnë apo përndjekin qytetarët e tyre që ishin bashkuar me ISIS-in.

Këto komente ai vendosi ti bënte në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit global kundër ISIS-it, të cilin e bashkë-kryeson me ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio.

 

Ekspertët thonë se kërcënimi nga Shtetit Islamik në Afganistan dhe pjesë të Afrikës vazhdon të jetë i madh. Brian Katulis i Qendrës për Përparim Amerikan foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit “Skype”:

“Kërcënimi është tjetërsuar dhe transferuar në vende të reja, si Afrika. Kjo do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve. Qasja nuk është thjeshtë vetëm ushtarake, por çfarë mund të bëhet në një sërë sferash, përfshirë ndihmën për njerëzit që u zhvendosën nga konfliktet në Afrikë si dhe aspekti ideologjik i përpjekjeve për të mposhtur Shtetin Islamik.”

 

Departamenti i Shtetit thotë se Siria mbetet një shqetësim shumë i madh, me dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë në kampe humanitare. Gjë që përbën kërcënim të mundshëm sigurie, pasi ISIS-i përpiqet të shfrytëzojë kampet për të rekrutuar gjeneratën e ardhshme të luftëtarëve.

Shtetet e Bashkuara filluan në vitin 2014 ngritjen e një koalicioni, që përshinë tanimë 83 anëtarë, me synim mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik, i cili mori nën kontroll një zonë të gjerë në gjithë Sirinë veriore dhe Irakun dhe në vitin 2019 deklaruan se militantët ishin dëbuar nga pjesët e fundit të territorit të kontrolluar prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco