Kur një 72-vjeçar ra pa ndjenja në lumin Nervión në qytetin verior spanjoll të Bilbao, emigranti senegalez Mouhammad Diouf nuk hezitoi. Diouf u hodh në lumë dhe për 15 minuta e mbajti burrin me kokën mbi ujë.
27-vjeçari mbërriti në Spanjë katër vjet më parë pas një udhëtimi 20-mujor.
Pasi video e shpëtimit u bë virale, një kërkesë u hap në Change.org për të shpërblyer veprimin e tij të guximshëm me leje qendrimi ligjore për të qëndruar në Spanjë.
© SYRI.net