Spanjë, mbi 200 studentë të infektuar me koronavirus, qeveria i mbyll në hotele karantinë Studentet me Covid transportohen ne hotelet e karantines

Spanjë, mbi 200 studentë të infektuar me koronavirus, qeveria i mbyll në hotele karantinë

10:08, 28/06/2021

Shërbimi shëndetësor në ishujt Baleare ka raportuar se edhe 33 studentë spanjollë aktualisht në udhëtim për në Majorka kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Numri i studentëve të izoluar në një të ashtuquajtur hotel Covid ka shkuar në 175.

93 të tjerët tani për tani janë mbyllur në hotelet e tyre.

Në total, 268 janë identifikuar si kontakte të ngushta të studentëve që rezultuan pozitivë pasi u kthyen nga ishujt në kontinent.  

Ministria spanjolle e Shëndetësisë po studion nëse duhet të izolojë edhe rreth 200 studentë të tjerë a më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco