Gjermania kërkon t’u ndalojë hyrjen në BE, udhëtarëve britanikë

Gjermania kërkon t’u ndalojë hyrjen në BE, udhëtarëve britanikë

09:54, 28/06/2021

Gjermania do të përpiqet t’i ndalojë udhëtarët britanikë të hyjnë në Bashkimi Evropian pavarësisht nëse ata kanë bërë apo jo një vaksinë Covid-19, njoftoi The Times të hënën.

Kancelarja gjermane dëshiron ta përcaktojë Britaninë si një "vend shqetësues" sepse varianti Delta i koronavirusit është shumë i përhapur, tha gazeta.

Planet do të diskutohen nga zyrtarë të lartë evropianë dhe kombëtarë në komitetin e integruar të BE-së për reagimin ndaj krizave dhe do të ndeshin në kundërshti nga Greqia, Spanja, Qiproja, Malta dhe Portugalia, shtoi gazeta.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson në Checkers javën e ardhshme.

Britania ka në plan të shpallë planet e veta muajin e ardhshëm, për të lejuar njerëzit e vaksinuar plotësisht të udhëtojnë pa kufizime në të gjitha vendet, përveçse në ato shtete me rrezikun më të lartë të COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco