Portugalia do t’i karantinojë anglezët e pavaksinuar për 14 ditë

Portugalia do t’i karantinojë anglezët e pavaksinuar për 14 ditë

09:38, 28/06/2021

Lisbonë-  Autoritetet portugeze kanë marrë vendim që turistët britanikë të pavaksinuar do të duhet të karantinohenë për 14 ditë pas mbërritjes nëse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Rregulli i ri, i cili do të qëndrojë në fuqi të paktën deri më 11 korrik, vjen në mes të një rritjeje të rasteve në Portugali, ku numri i infeksioneve të reja të përditshme Covid është përsëri në nivelet e shkurtit, kur vendi me më shumë se 10 milionë banorë ishte ende nën një bllokim i rreptë.

Britanikët që mbërrijnë në Portugali me ajër, tokë ose det duhet të tregojnë prova se janë plotësisht të vaksinuar ose të izolohen për 14 ditë në "shtëpi ose në një vend të treguar nga autoritetet shëndetësore", tha qeveria në një deklaratë.

Kurse vetë Portugalia është në listën “portokalli e errët” të Britanisë, që do të thotë që pushuesit duhet të vetë-izolohen për 10 ditë kur të kthehen në atdhe dhe të bëjnë edhe teste të shtrenjta Covid.

Autoritetet shëndetësore portugeze kanë fajësuar variantin më ngjitës Delta, të identifikuar së pari në Indi, por që po përhapet me shpejtësi edhe në Britani, për rritjen e fundit të infeksioneve. Më shumë se 70% të rasteve Covid në zonën e Lisbonës janë nga varianti Delta.

Gjermania e deklaroi Portugalinë si "zonë e variantit të virusit" javën e kaluar, një masë që do të shkaktojë kufizime të rrepta në udhëtimet për në këtë shtet dhe në kthim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco