Italia nga sot pa maska

Italia nga sot pa maska

09:38, 28/06/2021

E gjithë Italia u bë një zonë pa maska, "me rrezik të ulët" për koronavirus të hënën, ç’ka shënon një moment historik për vendin e parë evropian që u godit nga pandemia globale në shkurt 2020.

Në një dekret që hyri në fuqi të hënën, Ministria e Shëndetësisë i klasifikoi për herë të parë secilin nga 20 rajonet e Italisë si "të bardha", duke nënkuptuar rrezik të ulët, nën sistemin e klasifikimit me ngjyra të vendit që vlerëson rrezikun e Covid-19.

Kjo do të thotë që maskat e fytyrës nuk do të jenë më të detyrueshme në zonat e jashtme - lajme të mirëpritura në të gjithë vendin ku një valë e nxehtë e vazhdueshme pritet të shtyjë temperaturat mbi 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) në disa zona jugore këtë javë.

Dikur një simbol i krizës së koronavirusit në Perëndim - ku pamjet e kamionëve të ushtrisë që transportonin arkivole nga morgu i tejmbushur në qytetin verior të Bergamo u panë në të gjithë botën - Italia ka shënuar infeksionet dhe vdekjet duke rënë në javët e fundit.

Një e treta e popullsisë së Italisë mbi moshën 12 vjeç është vaksinuar që nga e diela, ose 17 572 505 persona sipas qeverisë.

Të ndaluar prej kohësh për të hyrë në vend, turistët nga Bashkimi Evropian, Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Japonia tani janë kthyer pasi qeveria hoqi një kërkesë karantine për vizitorët e vaksinuar, ose ata qëkanë dalë negativë në teste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco