Blinken - Lapid takohen në Romë për një faqe të re të marrëdhënieve SHBA - Izrael

Blinken - Lapid takohen në Romë për një faqe të re të marrëdhënieve SHBA - Izrael

09:31, 28/06/2021

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid u takuan të dielën në Romë ndërsa qeveritë e tyre të reja kërkojnë të kthejnë faqen nga ish-presidenti Donald Trump dhe ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, aleanca e ngushtë e të cilëve përkeqësoi ndarjet partizane brenda të dy vendeve.

Tani, me Trump të mënjanuar në Florida dhe Netanyahu duke udhëhequr opozitën, Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri izraelit Naftali Bennett janë përqendruar në diplomacinë pragmatike më shumë sesa tek iniciativat dramatike që rrezikojnë ndezjen e opozitës në vend ose shpërqendrimin nga përparësitë e tjera.

"Në vitet e fundit, u bënë gabime," i thakryediplomati iraelit Lapid, Sekretarit amerikan Blinken ndërsa ishin ulur për bisedime në një hotel në Romë. "Qëndrimi bipartizan i Izraelit ishte dëmtuar. Ne do t'i rregullojmë ato gabime së bashku".

Lapid tha se ai kishte folur me demokratët dhe republikanët që nga marrja e detyrës dhe i kishte "kujtuar të gjithë se ne ndajmë vlerat themelore, më themelore të Amerikës - lirinë, demokracinë, tregjet e lira dhe kërkimin e vazhdueshëm të paqes".

Blinken vuri në dukje se edhe pse të dy qeveritë janë të reja, "themeli për të cilin ne po vazhdojmë të punojmë është mbi një partneritet të qëndrueshëm, një marrëdhënie, miqësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco