Konfirmohet oqeani i pestë

Konfirmohet oqeani i pestë

16:55, 27/06/2021

Shoqëria e “National Geographic” ka rënë dakord për të shtuar në hartë oqeanin e pestë që ndodhet rreth Antarktidës në listë me 4 të tjerët: Paqësorin, Atlantikun, Indianin dhe Arktikun.

Edhe pse ujërat e akullta të kontinentit të ngrirë jugor janë përdorur si emërtim nga shkencëtarët, deri më sot nuk ka gjetur mbështetje në masë.

“Oqeani Jugor njihej prej kohësh nga shkencëtarët, por nuk ka pasur kurrë një marrëveshje zyrtar ndërkombëtare për të”, tha një nga gjeografët e shoqërisë, Alex Tait.

Lidhur me impaktin në edukim, ai u shpreh “Studentët mësojnë informacione për botën oqeanike në sajë të oqeaneve që studiohen. Nëse nuk përfshihet Oqeani Jugor, nuk mësohen karakteristikat e tij dhe sa i rëndësishëm është”.

Katër oqeanet e tjera janë emërtuar nga kontinentet që kufizojnë, ndërsa Oqeani Jugor është emërtuar nga rryma e quajtur Rryma Rrethore e Antarktidës që rrjedh nga Perëndimi në Lindje. Ujërat e kësaj rryme janë më të ftohta dhe më pak të kripura sesa ujërat e oqeaneve në drejtim të Veriut.

Rryma Rrethore furnizohet me ujë nga të katër oqeanet e tjera dhe krijon një rrip transportues global që përçon nxehtësinë përreth planetit, ndërsa uji i ftohtë dhe i dendur i saj grumbullon dhe ruan karbonin në thellësinë e oqeanit. Mijëra specie ujore jetojnë vetëm në Rrymën Rrethore, sipas “National Geographic”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco