Sulmi me thika në Gjermani, somalezi therri tre gra në një dyqan

Sulmi me thika në Gjermani, somalezi therri tre gra në një dyqan

11:50, 27/06/2021

Policia gjermane ka dhënë detaje në lidhje me sulmin me thikë të ndodhur në qytezën gjermane të Uuerzburg të premten.

I dyshuari, një 24-vjeçar emigrant somalez, ka kapur një thikë nga një dyqan dhe ka sulmuar menjëherë njerëzit. Ai nisi që të qëllojë edhe personat që ndodheshin jashtë.

Pesë gra dhe një fëmijë janë plagosur nga sulmi i përgjakshëm. Sipas policisë, i dyshuari ishte njeri i paqëndrueshëm dhe ka dyshime se mund të kishte besime ekstremiste islamike.

Të shtunën, ai u paraqit në gjykatë, i akuzuar për tre vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje në tentativë dhe shkaktim të dëmtimit të rëndë trupor.

Burri dyshohet se kapi një thikë dhe theri e vrau një shitëse dhe dy gra të tjera në dyqan. Ai më pas plagosi pesë gra të tjera dhe një fëmijë në rrugë dhe në një bankë. Ngjarja tronditi komunitetin në qytetin e vogël gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco