Shpërthen zjarr i madh në portin e Hong Kongut

Shpërthen zjarr i madh në portin e Hong Kongut

10:19, 27/06/2021

Zjarri ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm portin e Hong Kongut.

Kjo gjë ka shkaktuar dëme të mëdha te disa anije të ankoruara, ku të paktën 10 prej tyre janë fundosur, duke bërë që dhjetëra zjarrfikës të tentojnë të lokalizojnë sa më shpejtë zjarrin, në mënyrë që të mos përhapet edhe në pjesët e tjera.

Autoritetet në Hong Kong, kanë njoftuar se të paktën 16 anije janë përfshirë nga zjarri, ku 10 prej tyre janë fundosur. Fatmirësisht, nga incidenti nuk janë shënuar të lënduar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Zjarrfikësve iu janë dashur më shumë se tre orë që të lokalizojnë zjarrin. Po ashtu, raportohet se ka pasur edhe shpërthime të tjeram, që kanë shkaktuar “shtëllunga” tymi.

Mbi 35 persona janë shpëtuar nga anijet që ishin përfshirë nga zjarri dhe që disa prej tyre u fundosën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco