2-vjeçarja përplaset me makinë nga babai, nuk e pa kur po e nxirrte nga parkingu

2-vjeçarja përplaset me makinë nga babai, nuk e pa kur po e nxirrte nga parkingu

18:13, 26/06/2021

Një ngjarje e rëndë u raportuar nga Greqia, ku një vajzë 2-vjeçare u përplas me makinë nga babai i saj.

Sipas informacioneve, i ati po nxirrte makinën nga parking dhe nuk e pa vajzën që ndodhej mbrapa mjetit duke luajtur.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Selanik të Greqisë dhe mediat fqinje raportojnë se gjendja shëndetësore e të miturës është kritike./ vizionplus/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco