Udhëheqësi iranian fal mijëra të dënuar

Udhëheqësi iranian fal mijëra të dënuar

15:45, 26/06/2021

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka falur ose zbutur dënimet e më shumë se 5,000 njerëzve të dënuar për krime ose kundërvajtje, me rastin e festës fetare Shiite, thuhet sot në njoftimin në faqen e saj të internetit.

Është deklaruar se Khamenei "ra dakord të falë ose të ndryshojë dënimin për 5,156 të dënuar".

Arsyeja e faljes masive është përvjetori i lindjes së Imam Reza, një nga figurat më të shenjta në rrymën Shiite, i cili ka përfaqësuar fenë shtetërore iraniane që nga shekulli XVI.

Çdo vit, Ajatollah Khamenei jep falje kolektive gjatë festave më të mëdha fetare dhe shtetërore, bazuar në propozimin e prokurorit të shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco