VIDEO/ Stuhia shkatërron gjithçka i del para në Londër

VIDEO/ Stuhia shkatërron gjithçka i del para në Londër

12:26, 26/06/2021

Shtëpitë janë dëmtuar, pemët anash rrugëve hanë këputur dhe shumë dëme të tjera materiale janë shkatuar pas një stuhie të fuqishme në lindje të Londrës. Autoritetet thanë se nuk ka raportime për pasoja në njerëz.

Nga pamjet e publikura në rrjete sociale shihen mure të rrëzuara të oborreve, tulla të shpërndara nëpër rrugë dhe degë të thyera të drunjve, shkruan Independent.

Policia tha se të premten në mbrëmje pati thirrje për të raportuar dëme në kulme të shtëpive, pajisje elektrike dhe automjete. Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit shkaktuan vërshime në lindje të kryeqytetit britanik.

“Nuk ka raportime për pasoja në njerëz. Oficerët po kontaktojnë me autoritet lokale për t’u siguruar që ndihma të jetë në dispozicion për secilin që është prekur nga dëmtimi i pronës”, thuhet në deklaratën e policisë lokale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco