Sulmi me thika në Gjermani, ja si ndodhi ngjarja e tmerrshme

Sulmi me thika në Gjermani, ja si ndodhi ngjarja e tmerrshme

19:21, 25/06/2021

Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër të qytetit Würzburg në Gjermani.

Mësohet se forca të shumta policie kanë rrethuar qendrën e qytetit.

Mediat lokale shkruajnë për sulme me thikë, duke deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët.

Policia gjermane tha se një i dyshuar është arrestuar. Incidenti ndodhi rreth orës 5 pasdite në rajonin në qendër të qytetit të Barbarossaplatz.

Ka raporte të pakonfirmuara se i dyshuari u qëllua në këmbë para se të ndalohej. Policia e Franconisë së Poshtme postoi në Tuitter: “Ne kemi arrestuar një të dyshuar.

"Nuk ka indikacione për një të dyshuar të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën", thanë nga policia gjermane.

Uurzburg ka një popullsi prej rreth 130 000 banorë dhe ndodhet në jug-lindje të Frankfurtit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco