‘Lamtumirë e dhimbshme’: Banorët e Hong Kongut me orë në radha për numrin e fundit të ‘Apple Daily’

‘Lamtumirë e dhimbshme’: Banorët e Hong Kongut me orë në radha për numrin e fundit të ‘Apple Daily’

12:09, 24/06/2021

Nëpër Hong Kong të enjten në mëngjes radhët shtriheshin për qindra metra, duke rrëshkitur cep pas cepi. Që para agimit, turmat në qytetin me 7.5 milion njerëz u rreshtuan për orë të tëra për të blerë numrin e fundit të gazetës “Apple Daily”, e detyruar të mbyllet nga autoritetet që e kanë akuzuar atë për shkelje të sigurisë kombëtare.

Nga normalisht që shesin 80,000 kopje në ditë, së fundi u shtypën një milion se kishte një kërkesë aq të madhe.

"Banorët e Hong Kongut i dhanë një lamtumirë të dhimbshme në shi: 'Ne e mbështesim Apple Daily'," thoshte titulli kryesor i faqes së parë.

Fotoja në gjysmë faqe tregonte turmat e mbështetësve që ishin mbledhur jashtë ndërtesës një natë më parë, duke lënë mesazhe falënderimi në portën e përparme dhe duke u falenderuar me pishtarë dritash nga stafi i mbledhur në dritare dhe ballkone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco