Luftanija britanike kërcënohet me të shtëna nga anija ruse, ushtarët mbushin mitralozët

Luftanija britanike kërcënohet me të shtëna nga anija ruse, ushtarët mbushin mitralozët

09:51, 24/06/2021

Luftanija britanike, HMS Defender, ishte duke lundruar nga Odesa në jug të Ukrainës drejt Gjeorgjisë. Për të arritur atje, ajo kaloi afër jugut të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014.

Përderisa Moska pretendon se Krimea dhe ujërat e saj janë territor rus, Britania thotë se anija e saj ishte duke kaluar nëpër ujërat ukrainase në një vijë që përdoret zakonisht dhe që njihet në aspektin ndërkombëtar.

Korrespondenti i BBC-së, Jonathan Beale, ishte në luftanijen britanike që po lundronte nëpër Detin e Zi e që u pengua nga ushtria ruse. Transmetuesi britanik ka publikuar pamje ekskluzive, ku një anije e rojës bregdetare ruse shihet duke iu afruar në vetëm disa dhjetëra metra luftanijes britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco