Franca dhe Gjermania dëshirojnë një samit të BE me Vladimir Putin

Franca dhe Gjermania dëshirojnë një samit të BE me Vladimir Putin

09:19, 24/06/2021

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që të ftojnë Vladimir Putin në një samit me BE-në në kuadrin e një rivendosjeje më të gjerë të marrëdhënieve të bllokut me Rusinë.

Propozimi nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel vjen pas takimit të Joe Biden në Gjenevë me Presidentin rus dhe mbështetësit e idesë argumentojnë se udhëheqësit evropianë mund të japin të njëjtat mesazhe të drejtpërdrejta në lidhje me qendrimin rus, duke mbajtur derën e hapur për kompromis dhe bashkëpunim.

Kritikët e lidhjeve më të ngushta me Kremlinin janë të shqetësuar se kjo do të shpërblente Putinin në një kohë kur ai po krijon edhe një herë presion mbi Ukrainën dhe Rusia është akuzuar për rritjen e sulmeve kibernetike ndaj SHBA dhe aleatëve të saj.  Kjo erdhi në një ditë kur forcat ruse pretenduan të kishin shtënë si paralajmërim për një anije luftarake britanike në Detin e Zi, afër Krimesë së okupuar nga Rusia, një pretendim që Mbretëria e Bashkuar e mohoi.

Dikur ndjehej se jeta ishte në ekuilibër gjatë samiteve SHBA-Rusi.

BE nuk ka mbajtur një samit me Putinin që nga aneksimi i Krimesë në 2014 dhe ka vendosur disa  sanksione ndaj Rusisë.

"Ne duhet të kemi një diskutim se si të largohemi nga kjo spirale negative ... por duhet të përparojmë të bashkuar," citoi agjencia e lajmeve Reuters ,një diplomat të lartë të BE-së ndërsa vuri në dukje se mund të kishte kundërshtim të një samiti nga vendet anëtare të Balltikut .

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse propozimi do të përfshinte të gjithë 27 udhëheqësit evropianë apo vetëm shefat ekzekutivë të BE-së, Ursula von der Leyen dhe kryetarin Charles Michel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco