Të gjitha dritaret mbaheshin të mbyllura, policia 'çmendet' nga ajo që gjen brenda shtëpisë

Të gjitha dritaret mbaheshin të mbyllura, policia 'çmendet' nga ajo që gjen brenda shtëpisë

07:55, 24/06/2021

Turqi- Teksa kryenin detyrat e tyre rutinë në Stamboll, ekipi i Departamentit të Policisë ju ra në sy një ndërtesë e lënë pas dore, dritaret e të cilës ishin veshur me pasyqra dhe që nuk hapeshin kurrë megjithëse vila kishte pamjen nga deti.

Duke parë që kishte dhe zhurma gjatë natës në vilë, ekipet e policisë shqyrtuan faturën e energjisë elektrike të vilës në mënyrë retrospektive.

Ata panë që fatura e kësaj vile ishte 8 herë më e lartë se vilat përreth.

Ndërsa njerëzit që jetonin në vilat fqinje e njihnin njeri-tjetrin askush nuk i njihte dy personat që vinin dhe shkonin në këtë vilë.

Pas këtyre zbulimeve policia turke bastisi vilën.

Pas bastisjes u zbulua se vila ishte shndërruar në një serë kanabisi.

Gjatë kontrolleve të bëra në dhoma u sekuestruan 87 rrënjë kanabis të prodhuar me sistem special ngrohje, ndriçimi dhe ventilimi, 1kg 60 gram kanabis të tharë, telefon celular dhe karata SIM.

Pronari i vilë Emrah Konolcu dërgua në gjykatë pas marrjes në pyetje nga policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco