Një rast i ngjashëm me atë të George Floyd që ndodhi para një viti në SHBA, është përsëritur në Republikën e Çekisë.
Mediat kanë publikuar një video, ku shihet qartësisht se policia i vendos këmbën në qafë një të arrestuari.
I prangosuri, për shkak të plagës së lënë nga policia, ka ndërruar jetë në spital.
Autoritetet kanë justifikuar policinë mbi vdekjen, duke thënë se i riu, ka ndërruar jetë nga overdoza. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Teplicas.
Ministria e Brendshme në Çeki, ka deklaruar se në këtë rast është në krah të policisë, e cila sipas këtij institucioni, ka reaguar në mënyrën e duhur mbi një person nën efektin e drogës.
© SYRI.net