Teksas/ Refuzuan të bënin vaksinën, shkarkohen mbi 150 punonjës të spitalit

Teksas/ Refuzuan të bënin vaksinën, shkarkohen mbi 150 punonjës të spitalit

14:53, 23/06/2021

Më shumë se 150 punonjës të një spitali në Teksas, dhanë dorëheqjen ose u shkarkuan, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për vaksinimin kundër COVID-19.

Një zëdhënës i spitalit “Huston Methodist Baytown”, tha se në mesin e 200 punëtorëve që iu kërkua marrja e vaksinës deri më 7 qershor ose përballen me pezullim dyjavor, 153 dhanë dorëheqjen ose uu shkarkuan.

Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim, sipas “Daily Mail”.

Gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se nëse nuk iu pëlqen kërkesa për vaksinim, ata mund të shkojnë dhe të punojnë në ndonjë vend tjetër.

Sidoqoftë, paraqitësja e ankesës, infermierja Jennifer Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën supreme, nëse është e nevojshme.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do të luftojmë”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco