Rusia hap zjarr paralajmërues për anijen luftarake britanike! Përballje në Detin e Zi

Rusia hap zjarr paralajmërues për anijen luftarake britanike! Përballje në Detin e Zi

14:19, 23/06/2021

Sipas zhvillimit të minutës së fundit një, anija luftarake ruse hapi zjarr paralajmërues në anijen luftarake britanike në Detin e Zi. Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se aeroplanët luftarakë u përdorën gjithashtu për të larguar anijen britanike nga ujërat territoriale ruse.

 

Anglia me Rusinë po pasojnë një krizë të re në Detin e Zi.

Anija luftarake ruse hapi zjarr paralajmërues në luftanijën britanike pasi siç pretendohet ka shkelur kufirin rus në Detin e Zi.

Ministria ruse e mbrotjes e konfirmoi gjithashtu ngjarjen.

‘Një anije luftarake ruse hapi zjarr paralajmërues pasi një shkatërrues i Marinës Mbretërore Britanike, theu kufijtë detarë të Rusisë në Detin e Zi’ thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

Rusia tha se incidenti ndodhi afër Kepit Fiolent në jug të Krimesë dhe pretendoi që anija britanike më pas ndryshoi kursin.

Një anije patrullimi qëlloi dy herë dhe avioni Su24-M hodhi katër bomba në rrugën e saj, thonë raportet ruse.

Atasheu i mbrojtjes i ambasadës britanike është thirrur në ministrinë ruse të mbrojtjes, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

HMS Defender është një shkatërrues i tipit 45 që është pjesë e Grupit Carrier Strike të Mbretërisë së Bashkuar. 

Ajo po kryen misione në Detin e Zi, sipas faqes së internetit të Marinës Mbretërore .

Anija luftarake ishte në portin jugor ukrainas të Odesës në fillim të kësaj jave, sipas ambasadës britanike në Ukrainë . 

Ai tha se Britania e Madhe dhe Ukraina kishin nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar së bashku anije luftarake dhe për të ndërtuar dy baza detare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco