Presidenti kërcënon popullin: Vaksinohuni ose ju çoj të gjithëve në burg

Presidenti kërcënon popullin: Vaksinohuni ose ju çoj të gjithëve në burg

13:43, 23/06/2021

Presidenti kontravers i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar popullin e tij se ‘nëse ka në mesin e tyre që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit, do t’i burgosë’.

 

“Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgosë që të gjithëve’, ka thënë Duterte në një adresim televiziv të hënën.

Është raportuar se në Filipine, ka numër të vogël të qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, andaj ‘presidenti është detyruar të bëjë këtë adresim’.“Po ju tregoj që këto qeli janë shumë të errëta, kundërmojnë rëndë dhe policët janë përtacë, nuk është se po përkujdesen edhe aq shumë për to”, thotë Duterte në adresimin televiziv që Periskopi e përkthen nga Guardian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco