Paniku i varinatit Delta po përfshin botën, Ugur Sahin bën deklaratën ngushëlluese

Paniku i varinatit Delta po përfshin botën, Ugur Sahin bën deklaratën ngushëlluese

10:18, 23/06/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi disa ditë më parë se lloji i ri i variantit të koronavirusit (Kovid-19) Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, mund të bëhet specia dominante në të gjithë botën.

Por në lidhje me këtë variant e cila është përhapur me shpejtësi në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Rusi dhe është bërë varianti më i zakonshëm në rastet e reja COVID-19 shtrohet pyetja nëse shkalla e efektit të vaksinave është i ulët për këtë variant.

Dhe në lidhje me këtë Ugur Sahin bashkë-krijuesi i vaksinës BioNTech i është përgjigjur kësaj pyetje.

Sahin në fjalën e tij në mbledhjen e përgjithshme vjetore online të kompanisë tha se ata prodhuan BioNTech e cila është efektive kundër varianteve të reja, ai u shpreh:

 "Aktualisht nuk ka asnjë provë që është e nevojshme të përshtatet vaksina jonë me variantet ekzistuese."

Şahin gjithashtu shtoi se BioNTech është duke punuar në procese fleksibël në fushat e teknologjisë, prodhimit dhe aprovimit.

Uğur Şahin vuri në dukje se ata janë duke analizuar vazhdimisht efektivitetin e vaksinës kundër varianteve të reja në mënyrë që të përgatiten dhe të reagojnë shpejt nëse kërkohet një dozë e tretë për të rinovuar vaksinat e përdorura aktualisht ose për t'i përshtatur ato sipas varianteve që janë shfaqur.

"Po supozoj që doza e tretë e vaksinës mund të ketë një vlerë të lartë për forcimin e imunitetit. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë akoma kur dhe sa shpesh do të jetë e nevojshme vaksinimi përforcues (doza e tretë)," tha themeluesi i BioNTech.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco