Gjykata në Greqi ka lënë në burg pilotin 33-vjeçar Babis Anagnostopulos . Kjo pasi ai ka mbytur, bashkëshorten 20-vjeçare, Caroline Crouch.
Bëhet me dije se Babis ka pranuar krimin dhe tashmë do të dërgohet në burgun e Korydhalos.
Anagnostopulos përsëriti edhe një herë që është shumë i penduar për atë që bëri dhe se kërkon falje.
Piloti tha se kërkon falje, duke shtuar se ka shkatërruar dy familje, por edhe të ardhmen e vajzës së tij, Lidia.
Ai kërkoi që në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen e 11 majit në Glyka Nera.
© SYRI.net