Gjermania regjistroi rabinin e parë ushtarak pas 100 viteve.
Zsolt Balla, rabini i shtetit të Saksonisë, do të marrë detyrën në sinagogën e Lajpcigut si një ushtar hebre i ushtrisë gjermane, me të tjerët që ndjekin hapat e tij ne vitet e ardhshme.
Balla, 42 vjeç, tha se shpresonte se rabinët nuk duhet të kenë qasje vetëm në Bundeswehr, por edhe më gjerë.
“Unë mendoj se antisemitizmi dhe çdo formë e urrejtjes ndaj pakicave është diçka që ne kurrë nuk mund ta eleminojmë përgjithmonë nga shoqëria jonë”, tha Balla.
Ai shtoi se pozicioni i tij “ishte një përgjegjësi historike”.
“Mendoj se nuk është një shpresë e kotë të thuash se një ditë do të jetë e natyrshme që Bundeswehr të ketë ushtarë hebrenj ashtu siç është për forcat e armatosura të SHBA, Holandës, Francës dhe Britanisë së Madhe”, theksoi Balla.
© SYRI.net