FOTO/ E tmerrshme, ariu vret 16-vjeçarin në Rusi

FOTO/ E tmerrshme, ariu vret 16-vjeçarin në Rusi

18:05, 22/06/2021

Një ari i murrmë ka vrarë e ngrënë një djalë 16 vjeç në një park natyror në Rusi, para se të qëllohej me thikë në qafë nga një turist, që gjithashtu ishte sulmuar nga bisha.

Ariu thuajse hëngri gjysmën e trupit të adoleshentit të mjerë, rrëzoi në tokë turistin dhe sulmoi tjetër person. Kjo ndodhi kur po kërkohej adoleshenti, që tashmë kishte humbur, shkruan Daily Mail.

Kur u sulmua me thikë, ariu ishte hequr sikur kishte vdekur, por më vonë u qëllua e u vra.

Kur turisti qëlloi ariun më biçak në qafë, shoku i tij u kthye në kamp për të dhënë alarmin. Inspektorët e parkut kombëtar Ergaki në rajonin malor Sayan shkuan në vendngjarje ku gjetën ariun duke ngrënë trupin e adoleshentit, disa qindra metra larg kampit të turistëve.

Ata qëlluan ariun e egërsuar. Mëngjesin e ardhshëm ata gjurmuan dhe e vranë kafshën agresive, e cila ishte përpjekur t’i sulmonte sërish.

Djali i ndjerë ishte nga Abakan, dhe punonte si udhërrëfyes për grupin e turistëve, para se të vritej nga ariu mesditën e djeshme.

Igor Gryazin, drejtori i parkut, tha se djali kishte marrë një rrugë të rrezikshme, që e kishte ekspozuar atë ndaj agresionit të kafshëve të egra. Edhe zgjatja e motit të ftohtë këtë vit ka bërë që shumë arinj të mos ushqehen normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco