Turqia nisi të lehtësojë masat kundër COVID-19. Presidenti Erdogan bëri me dije se duke nisur nga 1 korriku, do të shfuqizohen disa prej kufizimeve si dhe orari i shtetrrethimit.
Ai shtoi se eventet e muzikës live, përfshirë koncertet, do të lejohen deri në mesnatë pasi sipas tij, askush nuk ka të drejtë të rrezikojë jetën e të tjerëve.
Një pjesë e kufizimeve u lehtësuan më 1 qershor, kur restorantet dhe kafenetë u lejuan përsëri të prisnin klientë. Ankaraja shpreson që rënia e infeksioneve, së bashku me një përshpejtim në programin e saj të vaksinimit në rreth 1.5 milion injeksione në ditë, do të ndihmojë në fillimin e një rikuperimi në turizëm.
© SYRI.net