Para dy javësh, në rrjet qarkulloi lajmi se një grua nga Afrika lindi 10 fëmijë.
Ky ishte një lajm i pazakontë për shumicën e njerëzve, pasi të gjithë u habitën dhe u shprehën se nuk kishin dëgjuar një rast të tillë.
Por, mesa duket e gjithë kjo ka qenë një “lojë” e stisur nga ajo, pasi kurrë nuk ka qenë shatzënë.
Madje, gruaja në fjalë është shtruar në një spital psiatrik pasi ka probleme me shëndetin mendor.
Nga ana tjetër, i dashuri i saj Tebogo Tsotetetsi babai i supozuar i 10 fëmijëve, tha në një deklaratë që kishte lajmëruar familjen për lajmin e mirë dhe se të gjithë mezi po i prisnin fëmijët.
Kohë më vonë ai mori nje telefonatë që e njoftoi se gruaja ishte e shtruar në një spital psikiatrik dhe se kjo nuk ishte e vërtetë.
© SYRI.net