Disa familje që jetojnë në xhungël kanë frikë nga mysafirët me gëzof dhe për një shtëpi në Tajlandë, pamja e një elefanti që kontrollonte kuzhinën e tyre nuk ishte një tronditje e plotë.
"Ai erdhi të gatuajë përsëri," shkroi me sarkazëm Kitičai Budčan nën një video në Facebook që ai xhiroi gjatë fundjavës, e cila tregon kokën e një elefanti në kuzhinën e tij.
Ndoshta e shtyrë nga uria e natës, kafsha gjigante shtyu kokën në kuzhinë në orët e para të së Dielës, për të gjetur ushqim.
Në një moment, elefanti mori një qese plastike që përmbante lëng, e shqyrtoi atë për pak kohë, dhe më pas e futi në gojën e tij, dhe aty video ndaloi.
Kitichai dhe gruaja e tij jetojnë pranë një parku kombëtar në Tajlandën perëndimore, pranë një liqeni ku elefantët shpesh lahen ndërsa enden në xhungël.
Ai nuk u shqetësua nga pamja e kësaj kafshe, duke e njohur atë si një vizitor të rregullt që shpesh vjen në shtëpitë në fshatin e tij ku ha, dhe pastaj kthehet përsëri në xhungël.
Elefanti në të vërtetë shkatërroi murin e kuzhinës së tyre tha ai, duke krijuar një dritare në kuzhinë.
Këtë fundjavë, detyra e tij e vetme ishte të gjente ushqim.
Kitichai thotë se arsyeja kryesore kur bëhet fjalë për mysafirë të padëshiruar është ushqimi.
"Kur ata nuk marrin ushqim, ata largohen vetë," i tha ai AFP.
"Unë jam mësuar tashmë me ardhjen e elefantëve, kështu që nuk u shqetësova", shtoi ai.
Elefantët e egër janë një dukuri e zakonshme në parqet kombëtare Tailandeze dhe zonat përreth, me fermerët që ndonjëherë raportojnë se një tufë elefantësh të uritur hanë frutat dhe të korrat e misrit.
© SYRI.net