‘Po sikur një nënë tjetër të ketë varrosur djalim tim?! - ankth në kërkim të të vdekurve të luftës në Armeni Një grua ulet në varrin e vëllait të saj të vrarë gjatë luftimeve për Nago-Karabakun në vitin 2020

‘Po sikur një nënë tjetër të ketë varrosur djalim tim?! - ankth në kërkim të të vdekurve të luftës në Armeni

11:01, 22/06/2021

Laboratorët e mbingarkuar përpiqen të përpunojnë testet e ADN-së pasi lufta e Nago-Karabakut la 5000 të vdekur

Tetë muaj pas përfundimit të luftës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni-Karabak që la më shumë se 5,000 njerëz të vdekur, shumë ushtarë janë ende të zhdukur.

Në Armeni, familjet kërkojnë me dëshpërim lajme për të dashurit e tyre. Ekziston një mungesë në rritje e besimit rreth testeve të ADN-së dhe një mungesë informacioni, që çon në rritje të presionit mbi qeverinë.

Larissa Dureyan ka qenë në kërkim të djalit të saj 20-vjeçar Mxitar që nga tetori. Ai filloi shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në korrik 2019 dhe po shërbente në Fizuli kur shpërtheu lufta në shtator të vitit të kaluar.

Më 12 tetor ai telefonoi nënën e tij për të thënë se po transferohej diku tjetër, pa thënë se ku. Ishte hera e fundit që ajo dëgjoi prej tij.

"Ata sollën një trup të një djali të veshur me xhaketën e djalit tim. Ata gjithashtu gjetën kartën e tij të kreditit në xhep, ”tha ajo. “Fytyra nuk njihej. Duart e djalit tim ishin plot me shenja sepse ai kishte kaluar një operacion kur ishte adoleshent. Kështu që së pari pashë duart e trupit. Ato ishin perfekt, krejt pa shenja.

“Unë tashmë kisha dhënë ADN-në time dhe pyeta nëse ata kishin kontrolluar. Ata thanë se jo, por sigurisht që ishte djali im pasi xhaketa dhe karta e tij e kreditit ishin në trup. Unë këmbëngula që ata të kontrollonin ADN-në. ”

Kur testimi u bë, zyrtarët e kuptuan se nuk ishte djali i saj.

"Imagjinoni sikur të kisha varrosur fëmijën e dikujt tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta gjenin atë. Po sikur dikush tjetër të ketë varrosur djalin tim, duke menduar se është i tij” " tha Dureyan. Që kur u zbulua gabimi, ajo ka vazhduar kërkimet për djalin e saj në morgje, spitale dhe në internet, duke postuar fotografi të tij në mediat sociale. Por ajo nuk e ka gjetur atë.

Shifrat që ende mungojnë ose mbahen si robër lufte në Azerbajxhan mbeten të paqarta. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, tha në mes të prillit se 3,621 njerëz u konfirmuan të vdekur dhe se kishte 321 njerëz të zhdukur dhe 200 trupa ende për t'u identifikuar.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut i janë drejtuar gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut në lidhje me fatin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco