Hancock: Qeveria britanike po planifikon udhëtim pa karantinë për të vaksinuarit

Hancock: Qeveria britanike po planifikon udhëtim pa karantinë për të vaksinuarit

10:46, 22/06/2021

Sekretari i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock ka thënë në media se Anglia është në rrugën e duhur për të rihapur ekonominë në 19 korrik - dhe gjithashtu bëri me dije për një lehtësim të kufizimeve të udhëtimit ndërkombëtar për ata që kanë bërë dy dozat e vaksinimit.

PA e raporton duke i thënë Sky News: "Fatmirësisht, për shkak të programit të vaksinimit, ne kemi qenë në gjendje të çlirojmë një numër të madh të kufizimeve këtu në vend. Jemi në rrugën e duhur për të hapin e katërt, hapjet e mëtejshme më 19 korrik.

Ne po kërkojmë gjithashtu të shohim se si mund t'i zëvendësojmë mbrojtjet që janë aktualisht atje me kufizime -  me mbrojtjet që vijnë nga vaksina lidhur edhe me udhëtimet ndërkombëtare. Por është më e vështirë të lirosh udhëtimet ndërkombëtare."

Hancock ka thënë se ministrat ishin "duke punuar” me planet për udhëtime pa karantinë për britanikët e vaksinuar me të dy dozat.

Kjo nuk është këshilluar ende klinikisht. Ne jemi duke punuar mbi planet për të lejuar që vaksina të rikthejë disa nga liritë që janë dashur të hiqen për t'i mbajtur njerëzit të sigurt. Mbi të gjitha, ky është i gjithë qëllimi i programit të vaksinimit, kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që çdo i rritur të dalë dhe të bëjë vaksinën/

Por mos e mbani frymën dhe të filloni të prenotoni, prisni.

I pyetur nëse planet mund të hynin në fuqi shpejt, që në gusht, Sekretari i Shëndetësisë u përgjigj: "Ne do të arrijmë në këtë pikë kur të jemi të sigurt se ka siguri”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco