Krimi që po trondit Greqinë/ Babai i Babis: Ja kush do kujdeset për Lidian e vogël

Krimi që po trondit Greqinë/ Babai i Babis: Ja kush do kujdeset për Lidian e vogël

19:28, 21/06/2021

Babai i pilotit Babis Anagnostopoulos, ka folur për herë të parë për mediat që pas rrëfimit të të birit.

Babai i pilotit 32-vjeçar tha se ai humbi dy fëmijë dhe se e gjithë vëmendja e tyre tashmë është përqendruar tek Lidia e vogël.

“Vajzën e kemi ne. E vetmja gjë që duam tani është që të kujdesemi për fatin e kësaj fëmije dhe të fokusohemi sa më shumë të jetë e mundur tek ajo. Si baba, unë kam humbur dy fëmijë. Do përpiqem për fëmijën që nuk ka faj për asgjë”, tha i ati i Babis.

Familja e Babis kërkoi kujdestarinë e fëmijës ditën e sotme.

Ndërkohë nëna e Caroline nuk ndodhet në gjendje të mirë psikologjike që pasi mori vesh se dhëndri ishte autori i ngjarjes.

Ajo ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj bashkë me të shoqin që nuk mund të lëvizë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco