Boris Johnson paralajmëron britanikët se do të përballen me probleme po udhëtuan jashtë vendit

Boris Johnson paralajmëron britanikët se do të përballen me probleme po udhëtuan jashtë vendit

18:41, 21/06/2021

Në një kohë kur të gjitha shtetet bëhen gati të lehtësojnë udhëtimet, kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëron se ata qytetarë të cilët do të kërkojnë të dalin jashtë vendit, do të përballen me probleme.

“Unë dua të theksoj se ky do të jetë një vit i vështirë për udhëtime: do të ketë përplasje, do të ketë vonesa,” tha Johnson, duke shtuar se përparësi ishte mbrojtja e publikut të brendshëm dhe parandalimi që variantet e COVID-19 të importohen nga vendet e tjera.

I pyetur nëse qeveria po konsideron lehtësimin e rregullave për ata që janë vaksinuar, Boris Johnson tha se qeveria po e shihte si mundësi.

Kreu i Downing Street shtoi se 19 korriku do të ishte “pika e fundit” për kufizime në Britani, por nuk përjashtoi mundësinë e bllokimeve në të ardhmen, pasi ekspertët frikësohen nga një rritje tjetër e të infektuarve në muajt e fundit të vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco