Sanksione të reja, BE dënon 80 zyrtarë të Lukashenkos

Sanksione të reja, BE dënon 80 zyrtarë të Lukashenkos

17:48, 21/06/2021

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) miratuan sot sanksione shtesë për 80 zyrtarë Bjellorusë, thanë burimet diplomatike.

Vendimi për vendosjen e sanksioneve u miratua unanimisht.

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borell tha para takimit se sanksionet e reja ishin duke u futur dhe se masat që synonin dobësimin e ekonomisë së vendit ishin parashikuar gjithashtu.

"Ne nuk do të sanksionojmë më vetëm individë. Tani do të fusim sanksione sektoriale, që do të thotë se tani do të punojmë në zona ekonomike që janë të një rëndësie të veçantë për Bjellorusinë dhe për të ardhurat e regjimit," tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Unioni filloi vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në të cilat Alexander Lukashenko fitoi mandatin e tij të gjashtë. Zgjedhjet, të cilat opozita i konsideroi të manipuluara, ishin shkas për protesta masive në vend.

Sanksionet e reja do të zbatohen për më shumë se 86 individë dhe organizata. Shumë nga ata zyrtarë janë të lidhur me devijimin e muajit të kaluar të një fluturimi nga Athina në Vilnius për në kryeqytetin Bjellorus, Minsk, kur një aktivist i opozitës u arrestua.

Para takimit, ministrat mbajtën një mëngjes pune me udhëheqësen e opozitës Bjelloruse, Svetlana Tikhanovski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco