Zgjedhje të parakohshme në Armeni/ Kryeministri Pashinian pretendon fitoren

Zgjedhje të parakohshme në Armeni/ Kryeministri Pashinian pretendon fitoren

16:23, 21/06/2021

Kryeministri aktual armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë.

Rezultatet paraprake nxorën fituese partinë e tij, por koalicioni kryesor i opozitës hodhi poshtë rezultatin me pretendimet se kishte mashtrime në zgjedhje.

Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve që u mbajtën më 20 qershor, partia e Pashinianit “Kontrata Qytetare” fitoi 53.9% të votave, ndërsa Aleanca e ish-presidentit, Robert Kocharian, mori 21%.

“Populli i Armenisë i dha partisë sonë një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua si kryeministër”, tha Pashinian në orët e fundit para 21 qershorit.

“Në tashmë do të kemi një shumicë bindëse në parlament”, shtoi ai.

Ai ftoi mbështetësit e tij që të dalin në sheshin e Jerevanit.

Më vonë, aleanca e Kocharian tha se nuk do të njihte rezultatet, derisa të adresoheshin parregullsitë e pretenduara të procesit të votimit.

“Qindra të dhëna nga qendrat e votimit dëshmojnë për falsifikime të organizuara dhe të planifikuara”, tha blloku opozitar në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco