Rrëzimi i helikoptorit në Ilia, ja kush janë viktimat e aksidentit

Rrëzimi i helikoptorit në Ilia, ja kush janë viktimat e aksidentit

13:35, 21/06/2021

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Haria Pyrgos kur një helikopter privat që kishte filluar fluturimin nga aeorporti i Messolonghi me pasagjerë, për arsye të panjohura u rrëzua në një zonë rezidenciale.

Helikopteri u përfshi në flakë dhe pronari i avionit dhe njekohësisht piloti së bashku me pasagjerin gjetën vdekjen.

Piloti ishte një mësues nga Amaliada, i martuar dhe me dy fëmijë ndërsa pasagjeri 58 vjeçari Costas Kalogerogiannis, një banor i qytetit të Messolonghi, kishte një dashuri të madhe për aeroplanët dhe madje kishte ndërmend të blinte avionin e tij.

Ai ishte një anëtar shumë aktiv i EOED Messolonghi dhe madje kishte ndihmuar në zjarrin katastrofik në Mati në 2018 si dhe në një numër misionesh vullnetare.

Sipas dëshmitarëve okularë, aeroplani po fluturonte ulët dhe lëshonte tym, ndërsa gjatë rrëzimit të tij u dëgjua një shpërthim dhe më pas një i dytë.

Policia dhe zjarrfikëset mbërriten në vendin e ngjarjes për të marrë dëshmi nga banorët e tmerruar të shtëpisë, në përpjekje për të zbuluar se si ndodhi aksidenti. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco