​SHBA: Sanksione të reja kundër Rusisë

​SHBA: Sanksione të reja kundër Rusisë

18:00, 20/06/2021

Uashingtoni po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të situatës me opozitarin rus Alexei Navalny, i cili po vuan një dënim me burg, tha sot këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

“Ne jemi duke përgatitur një paketë të re sanksionesh në këtë rast. Ne kemi treguar se nuk do të tërhiqemi nga asnjë çështje, madje as kur bëhet fjalë për çështjen e Navalny. Kjo është një përgjigje ndaj veprimtarive të dëmshme të Rusisë”, tha Sullivan për CNN.

Sipas Sullivan, sanksionet e reja do të futen sa më shpejt që Shtetet e Bashkuara të jenë të sigurta se kanë përcaktuar “caqet e duhura”.

“Sapo të jemi të sigurt, ne do të fusim sanksione të reja,” shtoi Sullivan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco