Zgjedhjet rajonale në Francë test për Macron, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

Zgjedhjet rajonale në Francë test për Macron, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

16:27, 20/06/2021

Partia e ekstremit të djathtë mund të mos arrijë rezultatet e vitit 2015, por do të mbetet gjithsesi një konkurrente e fortë në rajonet kyçe, ku një fitore eventuale mund të rrisë shanset për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Për shkak të pandemisë, dy raundet zgjedhore që do të mbahen më 20 dhe 27 qershor përcaktojnë liderët e 13 rajoneve të Francës, që aktualisht drejtohen nga partitë e djathta, të qendrës dhe ato të majta.

Sondazhet nxjerrin favorite të djathtën ekstreme të Marine Le Pen në jug, në veri dhe në lindje të vendit.

Nga ana tjetër, partia e presidentit Emmanuel Macron rezulton shumë e dobët në sondazhe dhe ka gjasa që të shkojë drejt dështimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco