Gjendet trupi i vdekur i ushtarit të arratisur belg

Gjendet trupi i vdekur i ushtarit të arratisur belg

16:12, 20/06/2021

Trupi i një ushtari belg me pikëpamje të ekstremit të djathtë i cili u zhduk në mes të majit, pasi mori armë nga një bazë ushtarake është gjetur, thonë zyrtarët.

Jurgen Conings, një instruktor 46-vjeçar i qitjes, u gjet i vdekur në një zonë të pyllëzuar pranë kufirit holandez.

Conings, i cili ishte në një listë vëzhgimi për ekstremistët e dyshuar, kishte lëshuar kërcënime, përfshirë edhe kundër ekspertit që udhëhoqi fushatën e Belgjikës ndaj Covid-19.

Qindra oficerë ishin vendosur në kërkim të tij për një muaj. Prokurorët thonë se indikacionet fillestare janë se Conings, i cili u zhduk në 17 maj, qëlloi veten. Trupi u gjet në Parkun Kombëtar Hoge Kempen të dielën, raporton BBC.

Muajin e kaluar, makina e tij u gjet që përmbante katër raketa-hedhës antitank dhe municione. Raportet thanë se burri kishte lënë letra para zhdukjes së tij duke thënë se ai "nuk mund të jetonte më në një shoqëri ku politikanët dhe virologët na kishin marrë gjithçka".

Çështja ngriti pyetje pse një simpatizanti të njohur të ekstremit të djathtë iu lejua hyrja në armë ushtarake, pasi ai ishte midis të paktën 30 ushtarëve që po monitoroheshin nga njësia e Belgjikës për kërcënime.

Sipas mediave lokale, trupi u gjet rastësisht nga kryetari i bashkisë së qytetit Maaseik pasi ai ndjeu një erë të forte e të pakëndshme gjatë çiklizmit pranë zonës.

Virologu Marc Van Ranst, i cili udhëhoqi fushatën e shëndetit publik të vendit ndaj pandemisë dhe familjes së tij iu desh të dërgoheshin në një vend të sigurt, pasi burri u zhduk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco