Temperatura të larta në Shën Petersburg, thyhet rekordi pas 116 vitesh

Temperatura të larta në Shën Petersburg, thyhet rekordi pas 116 vitesh

09:30, 20/06/2021

Temperatura më e lartë e ajrit në 116 vitet e fundit u regjistrua në Shën Petersburg.

Të Shtunën në 4 pasdite, 29.9 gradë u matën në kryeqytetin verior të Rusisë, i cili theu rekordin e mëparshëm të vendosur në 1905 me 0.1 gradë.

Meteorologët kanë njoftuar se ky është vetëm fillimi i valës së nxehtësisë, kështu që pritet që në ditët në vijim të regjistrohen edhe temperatura më të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco