Një 24-vjeçar u qëllua me armë zjarri në prani të dy fëmijëve në një trotuar të Bronx.
Policia e New York-ut po kërkon dy persona në lidhje me një sulm gjatë ditës, ku sipas CNN, një nga persona qëlloi burrin para se të arratisej me një skuter.
Bëhet e ditur se i lënduari u dërgua në një spital të zonës dhe tani është në gjendje të qëndrueshme.
Sipas policisë, të dy fëmijët, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë pesëvjeçar, nuk u qëlluan dhe nuk u dërguan në spital.
Një zëdhënës i policisë tha për CNN të shtunën se fëmijët janë anëtarë të një familjeje, por nuk kanë lidhje me burrin e lënduar.
© SYRI.net