E bujshme në Budapest/ Franca e mbyll në disavantazh pjesën e parë, shpërthen festa në 'Puskas Arena'

E bujshme në Budapest/ Franca e mbyll në disavantazh pjesën e parë, shpërthen festa në 'Puskas Arena'

15:59, 19/06/2021

Ka përfunduar pjesa e parë mes Hungarisë dhe Francës, e vlefshme për grupin F në Kampionatin Europian.

Hungaria nën brohoritjen e 60 mijë tifozëve në “Puskas Arena” është duke fituar 1-0 kundër njërës prej me favoritëve të Kampionatit Evropian, Francës.

Në 15 minutat e para, në fakt ishin hungarezët të cilët rrezikuan përmes disa aksioneve. Pastaj Franca pati disa raste me Benzema dhe Mbappe. Franca sulmoi por nuk arriti ta gjejë golin gjatë pjesës së parë.

Më pas, në fundin e pjësës së parë ishte Hungaria e cila shtangu Francën. Ishte futbollisti hungarez, Fiola i cili  u fut si zëvendësues ai i cili shënoi gol në min 45+2.

Rezultati i pjesës së parë, Hungaria 1-0 Francë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco