Ukraina prezanton dronin e saj, ja si i shkatërrojnë ata tanket ruse

Ukraina prezanton dronin e saj, ja si i shkatërrojnë ata tanket ruse

22:16, 17/06/2021

Inxhinierët ukrainas, në bashkëpunim me ‘Stealth technology” kanë prezantuar konceptin e një droni luftarak shkatërrues.

Një video e publikuar në “Youtube” tregon se si një dron shkatërron një tjetër mjet fluturues me një raketë, dhe prisni se ka akoma… më pas droni shkatërron edhe një tank rus T-90.

Sipas idesë së prodhuesit ky dron do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precision të lartë, madje siç thuhet më tej, droni super i shpejtë luftarak është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.

“ACE ONE është droni numër një në klasën e tij të dronëve luftarakë që mund të mbajnë armë me peshë deri në 1 ton. Ai është zhvilluar në bazë të teknologjisë më të fundit Stealth. Falë kësaj, si dhe formës së tij të sheshtë të krahut, droni është praktikisht i padukshëm për radarët”, citohet të ketë thënë Alexander Los, ish-president i ndërmarrjes shtetërore Antonov.

Mediat shkruajnë se 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë së hapësirës ajrore po punojnë në këtë projekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco